Diskriminimi në bazë gjinore dhe puna në Maqedoninë e Veriut (II)

Ky raport shqyrton diskriminimin me bazë gjinore dhe punën në Maqedoninë e Veriut (MV), si pjesë e një nisme rajonale për të trajtuar diskriminimet e tilla me bazë gjinore në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, mbështetur nga Bashkimi Evropian (BE) dhe bashkëfinancuar nga Agjensia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida). Hulumtimi kishte për synim të jepte informacion për mangësitë në kornizën përkatëse ligjore; prevalencën dhe natyrën e diskriminimit me bazë gjinore që ka të bëjë me punën; shkallën në të cilën njerëzit kanë paraqitur ankesa; dhe si institucionet i kanë trajtuar rastet e tilla.

Year of publication: 2022